Arsimi, Kreativitet, Mjerim

nga – Ronaldo Caraku

Ronaldo Caraku #UsupTalks

Ronaldo Caraku #UsupTalks

Posted by USUP – Unioni i Studentëve të Universiteteve të Pavarura on Monday, 14 May 2018

Çka është mjerimi? Mjerimi nuk eshte te jesh i varfer, mjerimi nuk eshte sofra bosh. Mjerimi nuk eshte spitali pa ilaçe. Mjerimi nuk eshte as rinia ne droge e ne bixhoz. Mjerimi nuk eshte babai jot i papune me lot ne sy nuk di si tju thot femijeve qe dhe sot do bien per te fjetur pa ngrene. Mjerimi eshte ndjenja e te jetuarit ne nje vend ku njerzit luten qe e nesermja te mos jet me shume e keqe se sa e sotmja. Mjerimi eshte kur i drejti, puntori, e i dituri jetojne ne drejtimin e të paudhit, të pangopurit e bukëshkalit. Ajo çka e mbush mjerimin me më shum mjerim, është paaftësia ose pamundësia e të drejtit, punetorit, e të diturit për të reaguar. A ka ilaç?, a ka kurim për ktë sëmundje që e grryen shpirtin e këtij vendi të bekuar prej zotit, por e mallkume prej atyre që janë në krye te vendit. A dilet nga errësira? – “ Arsimi është lëvizje nga errsira në dritë” thoshte Allan Bloom. Sa prej jush bien dakort me Allanin? Une po, edhe Mandela bie dakort, Mandela gjithashtu thoshte se “ Arsimi është arma më e fortë per te ndryshuar boten. Ne e pranuam mjerimin kur ne krye te arsimit u vunë njerez pa vizion, hajdute e te pandershem. E pranuam mjerimin kur i mesuam nxenesit qe mos ta kundershtoje mesuesin, por te biesh dakort me ate çka thot ai siper teje. Do i lutesha dhe do doja qe populli im, i bekum prej zotit, ti kthehet shkolles, ti kthehet dijes. E di qe eshte e veshtire ne 1 arsim i cili eshte kthyer ne nje Pazar matrapazesh. E di qe eshte e veshtire, me mesues me teser partie, ku gjith jeten kan mesuar forma te ndryshme te adhurimit te liderit. Ndryshimi do filloj nga ju, nga ju ne bankat e shkolles. Jemi te gjithe dakort, qe mjerimi ne te cilin jetojme na ka ndrydhur imagjinaten, gjithçka ne mendojme eshte si do e mbyllim diten e sotme. Mjerimi na ka burgosur kreativitetin, i ka dhën dënim me vdekje, e vetem 1 hero e shpeton. Heroi je ti. Heroi eshte brenda shpirtit tend te paster. Duke u arsimuar brenda teje e brenda meje lindin ide te reja, e me idete e reja lind shpresa. Mos lejoni askend tju thot qe ju jeni gabim. E sidomos mos lejoni qe kta politikane, ata qe jane mjeranet e vertet, tju prishin endrrat tuajam Beso ne veten tende…

You must be logged in to post a comment Login