Zajminën do e shohim si moderatore, ja programi që do drejtojë

Zajmina Vasjari, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e fansave me një projekt të ri që do të vijë së shpejti në ekranet tona. Ajo dhe gazetari i njohur Olti Curri kanë bërë të ditur në profilet e tyre në Instagram se shumë shpejt fillon emisioni i parë në Shqipëri për makeup-in dhe mesa duket këtë reality shoë do ta drejtojë Zaimina. Ata kanë lajmëruar për ndjekësit se audicionet janë hapur dhe i kanë ftuar të gjithë ata që mendojnë se kanë talent që të marrin pjesë.

Spektakli qe do të vërë përballë talentin, pasionin dhe sensin luftarak të konkuruesve. Make up artisti më i mirë do të zgjidhet nga Master Class Albania, ndërsa fituesi i çmimit të madh merr bursë në një nga shkollat më prestigjoze të makeupit në Dubai. Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur data, ora e fillimit të këtij programi të ri dhe as televizioni në të cilin do të transmetohet.

You must be logged in to post a comment Login