VIDEO/ Zjarr i madh në pyjet e Mirditës, rrezikohen banesat

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën pyjore të fshatit Thirrë, njësia administrative Fan, në Mirditë. Flakët nuk janë shuar as ditën e sotme, ndërsa mësohet se rrezikohen edhe disa banesa.

Zjarrfikëset e Mirditës ndodhen në vendngjarje, por e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë. Ndaj ato janë pozicionuar pranë shtëpive për të shmangur një dëmtim të mundshëm të tyre. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Sakaq mësohet se janë shkrumbuar 10 ha pyje dhe flakët janë ende të ndezura.

*Pamje nga zjarri në Thirre

You must be logged in to post a comment Login