“Si lindin fëmijët?” Ja disa nga përgjigjet më të çuditshme të dhëna ndër shekuj!

Me kohën, ka ndryshuar shumë qasja e botës karshi disa gjërve thelbësore për të. Mes tyre është roli i gruas në shoqëri, rol i cili, deri në evoulimin e sotshëm, ka pësuar aq shumë sa vështirë se mund të reshtohet gjithçka në një shkrim të vetëm. Qysh nga matriarkati i dikurshëm, kalimi në patriarkat, roli në shoqëri e çdo gjë tjetër që meritojnë të studiohen në rafshe historiko – shoqërore nga njerëz të fushës.

Figura më poliedrike që ka nxjerrë historia e njerëzimit, për mendimin tim, është ajo e Aristotelit. I gjithanshëm dhe i zoti në çdo fushë, Aristoteli do të ishte ai që do të jepte shpjegimet fillestare për thuajse çdo dukuri, shpjegime që më vonë do të shërbenin si baza studimore dhe shpjeguese të thuajse gjithçkaje.

Mes tyre, Arsitoteli provon të shpjegojë edhe ngjizjen e fëmijës. Ai donte që të kuptonte çfarë e shkaktonte ngjizjen dhe pse ajo realizohej me anë të marrdhënes seksuale. Deri në kohën e tij, mendohej se brenda grave futej një lloj larve stërgjyshore që trashëgohej gjithnjë e cila, më pas, rritej në barkun e saj duke krijuar të voglin që pas nëntë muajve do të lindte. Kjo teori, duke qenë se nuk kërkonte ndonjë shpjegim dhe aftësi të mëdha mendore për t’u kuptuar, u pranua nga masa.

Me Aristotelin, mendimi ndryshoi edhe në këtë fushë. Ai tha se ishte “bashkimi i spermës mashkullore me menstruacionet femërore” ajo çka sillte ngjizjen e fëmijës i cili rritej pastaj në barkun e nënës dhe lindte.

Rëndësia e kësaj çfarë u tha qëndron jo vetëm në risinë shkencore që erdhi shumë pranë së vërtetës, por edhe në një normalimiz të marrdhëneve njerëzore, pasi burrat, duke qenë se besonin në teorinë e “larvave” që shpjegova pak më lart, mendonin se ato mjaft të hynin në trupin e gruas ngado të që të ishte e mundur e jo domosdoshmërisht me anë të marrdhënies seksuale.

Prandaj, edhe në këtë fushë, Aristoteli dha një kontribut të shquar duke vendosur bazat e zbulimeve të mëvonshme… shumë të mëvonshme!

You must be logged in to post a comment Login