NYT ju pyet për Maqedoninë, pesë pyetje shumë të rëndësishme edhe për ju! (Foto)

Gazeta prestigjioze New Yourk Times në vazhdën e kuizeve për vende të ndryshme të botës, ka nxjerrë një kuiz me pesë pyetje të ndryshme për vendin tonë, për Maqedoninë.

Telegrafi Maqedoni ju përcjell këtë kuiz duke ju numëruar pyetjet dhe mundësitë për të zgjedhur në këtë pyetje.

Në hartën e publikuar, lexuesit pyeten për vendin e Maqedonisë.
1. Përgjigjja në këtë pyetje ju tregon më shumë për pozitën gjeografike të vendit dhe historikun e vendeve të Ballkanit.

2. Cili është kryeqyteti i Maqedonisë? Bern, Podgorica, Skopje dhe Sofia janë opsionet e propozuara nga NY Times për emrin e kryeqytetit të vendit.

Kur të gjeni përgjigjen e saktë, që është Shkupi, tregohet historia e Shkupit dhe mbi të gjitha thuhet se ky kryeqytet është shëmtuar nga projekti i fundit, Shkupi 2014.

3. Kontesti për emrin, është pyetje e ardhshme ku në mes tjerash ka edhe mundësi tjera si: kontesti për Liqenin e Prespës, Autostrada E-75, kontesti i emrit dhe për gjellën musaka, shkruan Telegrafi Maqedoni.

4. Ekonomia e vendit, është pyetja e radhës.
Mundësitë për të zgjedhur: Çokolata, kakao; Kafeja, Grosha; Çaji, gjethet; Vera dhe rushi.

Në këtë pjesë të pyetjes, pasi të keni gjetur përgjigjen, NYT do të ju tregonte zgjidhjen dhe historikun e produkteve.

5. Religjionet
Pyetja për religjionet është e lidhur me kishat në Ohër ndërsa mundësitë që ju do të bënit zgjidhjen e duhur, historiku do të ju habis.

Përndryshe, mediat e huaja kanë futur Maqedoninë në politikën redaktuese kohëve të fundit, duke dashur që të kritikojnë të kaluarën dhe për të lëvdëruar të ardhmen. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login