Nga Amazon te Booking, Komisioni Europian kërkon transparencë

Stop rezultateve të kërkimeve online për produkte e shërbime pa transparencë, nga fluturimet ajrore në Skyscanner tek dhomat e hotelit në Booking e deri tek librat në platformën Amazon apo pajisje në eBay.

Ky është objektivi i rregullores së re të propozuar nga Komisioni Europian, në kuadër të tregut të vetëm dixhital.

Nga tani, platformat që veprojnë si ndërmjetës mes shitësve dhe konsumatorëve duhet të sqarojnë kompanitë për kriteret dhe algoritmet që përdorin për të shfaqur rezultatet dhe çmimet e këtyre shërbimeve, dallimin e reklamave ndër shërbimet e “brendshme” që ofrohen nga platforma dhe ato të kompanive të jashtme, nga të cilat varen shitjet e atyre që ofrojnë produkte dhe shërbime online.

You must be logged in to post a comment Login