Kosova ngritje historike në ranglistën e FIFA-s për 24 vende, tani gjendet në pozitën e 152-të

FIFA ka publikuar ranglistën e re për Kombëtare pas zhvillimit të ndeshjeve miqësore në muajin mars.

Kosova ka ngritje historike në ranglistë.

Djelmoshat e Bernard Challandes pas dy fitoreve me Madagaskarin dhe Burkina Fasos,  janë ngjitur për 24 vende.

Kosova renditët në pozitën e 152 me 164 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër Shqipëria ka fituar dy vende dhe tashmë renditët në pozitën e 56-të në renditjen e përgjithshme me 549 pikë.

Shqipëria ka pësuar humbje nga Norvegjia.

Gjermania është e para me 1533 pikë. Brazili, Belgjika, Portugalia dhe Argjentina e mbyllin top-5.

Rënie të madhe ka pësuar Italia, që gjendet në vendin e 20-të. /Telegrafi/   

You must be logged in to post a comment Login