Italia tronditet nga tërmeti, rikthehet paniku në Macerata dhe pezullohen udhëtimet

Një tërmet më magnitudë 4.7 është regjistruar mëngjesin e së martës në orën 5:11 në Itali në zonën e Maceratas e njohur tashmë për tronditjet e forta e të shpeshta të tokës. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës Italiane, thellësia e tërmetit është llogaritur në 9 km dhe ai është ndjerë fort edhe bnë Umbria. Mbrojtja Civile është në kontakt me kryebashkikët e zonave të prekura, të cilët deri në këto momente nuk kanë regjistruar te lenduar, por vetem dëme, shkruan Corriere Della Sera.

Termeti me magnitude 4.7 balle esht shoqeruar dhe nga te pakten 10 lekundje te tjera me te vogla, gje qe ka bere shume banore te lene shtepite e tyre per te qendruar ne zona me te sigurta apo tek te afermit.
Ndërkohë, në  Pieve Torina, kryebashkiaku i vendit ka urdhëruar mbylljen e shkollave.

“Sot mbyllim shkollat. Kemi dëme materiale dhe po verifikokjmë gjendjen e banesave”, shpjegoi Alessandro Gentiluçi.

Pas lëkundjeve sizmike, linja hekurudhore Trenitalia vendosi të pezullojë udhëtimet për të ushtruar kontolle në hekurudhë.

Tronditjet sizmike të së martës sipas Institutit janë 500 herë më të dobëta se ato të 30 tetorit të vitit 2016, ku u regjistruan 64  lëkundje të ngjashme me ato të sotmet. Megjithatë frika dhe paniku janë kthyer në zonë.

Shenim: Foto ilustruese nga Macerata, pas termetit te vitit 2016

You must be logged in to post a comment Login