Hoteli zviceran me pistën e skive në çatinë e tij

Edhe pse ditët e ngrohta kanë pushtuar një pjesë të mirë të kontinentit europian, në alpet zvicerane, klima është krejt tjetër. Dhe për të gjithë ata skiatorë të pasionuar që duan ta kenë sa më afër hotelin me pistën e skive, Des Horlogers, është zgjedhja e duhur.

Ky hotel me një formë arkitekturore shumë të çuditshme, në formën e zigzagut, e ka pistën e skive më afër se çdo hotel tjetër dhe më afër se çdo skiator mund të mendonte. Pista e skive fillon në çatinë e tij dhe vazhdon përgjatë gjithë shpatit të malit.

Ndërsa në pjesën e brendshme ai ka një korridor shumë të gjatë nëpërmjet të cilit të gjitha dhomat lidhen me njëra-tjetrën.

Ky hotel u projektua nga grupi i arkitektëve Bjarke Ingels.

Një pjesë e madhe e këtij hoteli është e mbushur edhe me dyqane, dhe ishte pikërisht edhe ky një prej qëllimeve kryesore në momentin që ai u krijua. Këtu ndodhen edhe disa prej dyqaneve më të shtrenjta të prodhuesit zviceran të orëve, Audemars Piguet.

You must be logged in to post a comment Login