Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të “Europa League”, ja cilat do të jenë përballjet

Është hedhur paraditen e sotme shorti për gjysmëfinalet e “Europa League”. Shorti ka nisur në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës. Përballjet janë si më poshtë:

Marseille – Salzburg

Arsenal – At.Madrid

Katër skuadra e kualifikuara në këtë raund janë Atletico Madrid, Arsenal, Marseille dhe Salzburg. Favorit absolut janë kryeqytetasit e Madridit, Atletico, skuadër e cila 3 të tjerat do të shpresojnë ta shmangin.

Shorti do të jetë i lirë, i pakufizuar. Goglat do t’i përzgjedhë ambasadori i UEFA-s, ish-futbollisti francez Eric Abidal.

You must be logged in to post a comment Login