“Gjërat që më frymëzojnë, ato më shkatërrojnë”/ Angeline Jolie, 17 përvoja për t’ia dalë mbanë

Kur ishte fëmijë, ajo e kalonte shumicën e kohës në një zyrë të vogël pesë kate sipër apartamentit të së ëmës.

Atë e ofendonin shpesh në fëmijëri, sepse ishte shumë e dobët dhe nuk vishej aq bukur sa shoqet e saj.

Kjo gjë bëri që Jolie të vendoste të largohej nga shkolla në moshën 14 vjeçare.

Teksa rritej në Los Angeles, iu desh të luftonte me anoreksinë dhe e lëndonte veten vazhdimisht, sepse vetëbesimi i saj kishte rënë përtokë që në fëmijëri.

Nisi të aplikonte në agjensi të ndryshme modelingu, por shumica nuk e pranonte, sepse ishte shumë e dobët dhe e zymtë në fytyrë.

Ndërsa e kuptoi se nuk po ia dilte dot mbanë si modele, Jolie vendosi të përfshihej në botën e aktrimit.

Filmi i saj i parë ishte një dështim i vërtetë sipas kritikave të kohës, ndaj dhe pas një pushimi të gjatë, ajo vendosi të hiqte dorë edhe nga aktrimi.

Më pas, jeta e saj filloi të merrte një kthesë drastike.

Nisi të përdorte drogë dhe të vuante nga depresioni.

Kur ishte 19 vjeçe, tentoi dy herë të vetëvritej.

Pavarësisht gjithë këtyre sfidave në jetën e saj personale, ajo ndiente se duhet të gjente qëllimin e jetës së saj.

Arriti të fitonte një rol në filmin “Girl, Interrupted”.

Madje ia doli dhe të fitonte çmimin “Best Supporting Actress” në Oscar.

Suksesi i saj nisi të shtohej dhe së shpejti, Jolie arriti të gjente stabilitetin në jetë.

Pasi birësoi disa fëmijë, ajo i kuptoi vlerat e saj dhe gabimet e mëparshme.

Është e pabesueshme të mendosh se në sa sfida kaloi ajo për të qëndruar sot në kopertinat e revistave më të njohura.

Vështirësitë e saj mund të jenë të ngjashme me ato të ndonjërit/ës prej nesh në ditët e sotme, por ajo besoi se mund të bënte më shumë me jetën e saj.

Jolie i njohu vlerat e saj, teksa u shërbente njerëzve që e frymëzuan për t’u bërë një person më i mirë; për t’u vetëpërmirësuar”.

Ndaj, në vijim, kemi përzgjedhur disa nga thëniet e Angeline Jolie, sepse ajo është shembull që, mund t’ia dalësh mbanë, sado e vështirë vjen jeta…

1. Ti babai im je një aktor i madh, por je më i mirë si baba.

2. Luaj gjithmonë role femrash të cilat janë ideali im.

3. Më pëlqen dikush që të jetë paksa i çmendur, por që vjen nga një mjedis i mirë.

4. Nuk jamë ndjerë kurrë e qetë dhe pa halle. Nuk ka kuptim jeta nëse i ke këto ndjesi.

5. Mendoj se të gjitha femrat kanë kaluar periudha kur e kanë urryer veten, kjo nuk është e pëlqyeshme. Më e mira është të braktisësh në jetë gjithçka që të sjell shqetësime. Kjo më pëlqen. Më duket shumë tërheqëse.

6. Jam kryeneçe, por nuk jam kryengritëse pa arsye.

7. Nëse unë mendoj më shumë për vdekjen se disa të tjerë, kjo ndoshta ndodh, sepse… e dua jetën më shumë se ata.

8. Kur plot njerëz rreth e rrotull të thonë se je e mrekullueshme, atëherë ti mendon se je përralllore. Por pastaj dikush të thotë se je hiç dhe ti i beson atij gjithashtu!

9. Oh, Zot, unë luftoj me vlerësimin e pakët ndaj vetes sime gjithë kohën! Unë mendoj se të gjithë vuajnë nga kjo. E kam shumë keq punën me veten time, kjo është e pabesueshme!

10. Ka diçka nga vdekja që është rehatuese. Mendimi se do të vdesësh nesër, të çliron ty ta vlerësosh jetën tënde tani.

11. Gjërat që më frymëzojnë, ato më shkatërrojnë.

12. Ne dashurojmë jo duke gjetur njeriun e përkryer, por duke mësuar ta shohim në mënyrë të përkryer një njeri të papërkryer.

13. Kudo që jam, e gjej veten duke parë jashtë dritares dhe duke dëshiruar të jem diku tjetër.

14. Pa dhimbje nuk do të kishte kurrë vuajtje, pa vuajtje nuk do të mësonim kurrë nga gabimet tona. Me një fjalë, dhimbja dhe vuajtja janë çelësi i të gjitha dritareve, pa to, nuk do të kishte kurrsesi jetë.

15. Nëse nuk dilni nga kutia në të cilën jeni rritur, kurrë nuk do ta kuptoni se sa e madhe është bota.

16. Sa herë që ndihem e humbur, marr një hartë dhe e vështroj deri sa ti kujtoj vetës sime se jeta është një aventurë e gjatë, sa shumë për të bërë e sa shumë për të parë!

17. “Njerëzit thonë që je duke ndjekur rrugën e gabuar, por ajo është thjesht rruga jote”

You must be logged in to post a comment Login