Eugent Bushpepa performon për herë të parë në Eurovizion, ja çfarë shkruajnë për të

 

Eugent Bushpepa është ngjitur në skenën e Eurovizion për provat paraprake përpara fillimit të këtij kompeticioni. Ai është ngjitur i dyti në skenë, duke lënë përshtypje pozitive në performancën e tij. Ndërkohë në faqen zyrtare të Eurovizion, është krijuar edhe një profil për këngëtarin ku shkruhet:

“Për herë të parë në 12 vite, Shqipëria ka dërguar një konkurent mashkull në këtë kompeticion. Eugent Bushpepa ka lindur në vitin 1984, dhe filloi të këndonte që kur ishte 6 vjeç. Në dhjetor të 2017, u zhvillua Festivali i Këngës, dhe Eugent Bushpepa u zgjodh nga një juri profesioniste për të përfaqësuar vendin e tij në Festivalin Europian 2018. Ai do të performojë këngën “Mall”, të cilën e ka kompozuar dhe shkruajtur vetë. Gjatë performancës së fuqishme të këngës “Mall”, Eugenti ishte veshur me një xhaketë të zezë, e cila ishte e çarë te mëngët, të kombinuara me pantallona të zeza dhe një bluzë të bardhë.

Këndoi solo, por nuk ishte vetëm

Performanca nis me ngjyrat blu dhe të zeza, dhe ndrrohet me tone të ngrohta të së kuqes, së verdhës dhe së bardhës, deri në momentin që kënga arrin pikën kulminante. Eugenti shoqërohej nga dy femra vokaliste, dhe një band të vogël muzikore që përfshinte një basisit, një kitarë elektrike. Eugenti dha edhe një intervistë për Eurovizion pas performancës ku u shpreh:

“Më në fund jemi këtu, dhe shumë të lumtur për këtë. Ndihem shumë, shumë mirë, dhe provat shkuan shkëlqyer. Ndihesha rehat në skenë, dhe mezi po pres të dal në skenën e Eurovizionit. Mendoj se dera e këtij festivali është e madhe, gjigante, në të cilën mund të transmetosh emocione të cilat njerëzit ndoshta i ndjejnë si ty”-është shprehur Bushpepa./Opinion.al

You must be logged in to post a comment Login