E fundit/ Franca përjashton Skënderbeun dhe kampionatin shqiptar nga bastet

Ditën e djeshme shteti francez ka marrë nje vendim të çuditshëm, për sa i përket ndeshjeve të Kategorisë Superiore, në veçanti në ato që merr pjesë Skënderbeu. Është ndaluar me një vendim zyrtar, kuotimi i ndeshjeve të futbollit shqiptar nga kompanitë e basteve online.

Ka qenë autoriteti shtëtor ARJEL, i cili ka lëshuar këtë urdhër për të gjithë kompanitë e basteve online që operojnë në Francë.

“Ndalohen bastet sportive online që u përkasin ndeshjeve të kampionatit shqiptar të nivelit të parë (Kategoria Superiore), në të cilat merr pjesë ekipi KF Skënderbeu. Kjo masë aplikohet deri në fund të kampionatit dhe hyn menjëherë në fuqi”, shkruhet në dokumentin e publikuar me urdhër të presidentit të ARJEL, Sharl Kopolani.

Po kush ARJEL? ARJEL është kompani shtetërore e cila monitoron kompanitë dhe fluksin e basteve online dhe raporton vazhdimisht për kuotat. Ajo shërnem si rregullator i basteve sportive në shtetin francez./ Panoramasport

You must be logged in to post a comment Login