Dua Lipa arrin nëntë milionë ndjekës në Instagram

Dua Lipa ka filluar turneun e saj me një tjetër lajm të madh.

Superylli shqiptar ka vazhduar të tregojë se është një sensacion në rrjetet sociale.

Puss in boots will forever be my style inspo

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on Apr 4, 2018 at 2:34am PDT

Ajo ka arritur numrin e nëntë milionë ndjekësve në rrjetin më të preferuar social për të rinjt, atë Instagram.

Në këtë rrjet social të fotografive Dua bëhet kështu shqiptarja më e ndjekur.

Fanxxx @lofficielusa shot by @renellaice ✨

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on Apr 9, 2018 at 6:52am PDT

Dhe, gëzimin për këtë sukses bukuroshja nga Prishtina natyrisht se nuk ka mundur ta fshehë.

“Disponimi kur e mbush plot gjysmën e stadiumit dhe e bën të dukesh si një teatër të ngushtë. Dublin do të jetë një mbrëmje e madhe. Tour, tour, tour. Faleminderit për nëntë milionë ndjekës, çfarë mënyre për të filluar turneun, le të shkojmë”, u shpreh Dua në postimin e fundit në Instagram.

Dua Lipa ka shitur të gjitha biletat për turneun e saj në Britaninë e Madhe.

You must be logged in to post a comment Login