Deputeti italian i paguan shërimin hajdutit shqiptar, por i kërkon të largohet

Deputeti italian Angelo Ciocca i ka bërë një vizitë “blic” në spital 26-vjeçarit shqiptar që u plagos nga pronari i një shtëpie pasi tentoi ta grabiste. Gjatë vizitës në spital ai i dorëzoi një “çek” duke i thënë:“Krimi yt na kushtoi 6500 euro”.

Gjatë vizitës në spitalin San Matteo në Pavia, Ciocca bisedoi me shqiptarin Zef Tuci, i cili ndodhet aty pasi u plagos nga Antonio Bonfiglio, 50-vjeçari nga Casteggio, dy javë më parë, pasi e pikasi teksa tentoi që gjatë natës të grabiste në pronën e tij. Aktualisht, 26-vjeçari është në akuzë për grabitje të mbetur në tentativë.

“Ju nuk duhet ta përsërisni këtë gjest, ju duhet të reflektoni dhe të kërkoni falje. Unë ju kërkoj si deputet, mos qëndroni në Itali nëse jeni duke planifikuar të kryeni një krim. Ky zotëri, kriminel dhe i paligjshme, që ka ardhur në vendin tonë për të na vjedhur duhet të falënderoj të gjithë italianët për shumën që kanë dhuruar, për të mbuluar shpenzimet financiare. Ne nuk duam kriminelë në territorin tonë. Ne kërkojmë që ligji për rastet e vetëmbrojtjes të ndryshojë”, – tha ai.

You must be logged in to post a comment Login