Çudia/ Tifozi i dënuar merr vinç me qera për të parë ekipin e zemrës

I tillë ishte edhe veprimi i një tifozi turk, i cili pasi u dënua me 1 vit mospjesëmarrje në stadium, ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të ndjekur ekipin e Denizlisporit.

Tifozi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë me qira një vinç, të cilit i ka kërkuar ta ngjisë mbi lartësinë e stadiumit dhe nga aty po shikonte fitoren 5 -0 të Denizlisporit ndaj Gaziantepsporit, ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë së Dytë, në Turqi.

Tifozi u zbrit nga vinçi dhe largua pas ndërhyrjes së policisë ndërsa pamjet e tij kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

You must be logged in to post a comment Login