Çernobil, 32 vite më pas efektet ndihen ende sot…

32 vite më pas në Çernobil kanë mbetur vetëm disa ndërtesa të rrënuara, me fasada të rrjepura nga lagështia dhe fakti se në to duket se askush nuk është strehuar që pas incidentit famëkeq. Centrali bërthamor i epokës sovjetike i vendosur në qytetin në kufi mes Ukrainës dhe Bjellorusisë u shkatërrua pikërisht në 26 prill 1986 në një shpërthim katastrofik.

50 efektivë të zjarrëfikseve  dhe  punonjës në ekipet e shpëtimit humbën jetën në këtë ngjarje. Por bilanci ishte edhe më tragjik pasi me mijëra njerëz humbën jetën në dy dekadat që do të pasonin si rrjedhojë e rezatimit radioaktiv që prodhoi shpërthimi. Shkaqet mbeten ende të debatueshme, por efektet e këtij shpërthimi që ndryshoi botën vazhdojnë të ndihen sot e kësaj dite.

Çfarë ndodhi?

Në orët e para të 26 prillit 1986, punonjësit në çernobil, i njohur si Centrali Bërthamor “Vladimir Iliç Lenin”, tentuan të kryenin një eksperiment në një nga 4 reaktorët e tij. Prova parashikonte të testonte mundesinë e tejkalimit të prodhimit të energjisë, sektori i së cilës ishte duke përjetuar një krizë në fund të viteve ’80 në Bashkimin Sovjetik. Prova ishte e nxituar dhe e keqplanifikuar dhe si pasojë reaktori pësoi 2 shpërthime që dëmtuan çatinë që e mbulonte duke shpërndarë shumë ton materiale radiaoaktive në atmosferë mbi Ukrainë, Bjellorusi dhe më gjerë.

Sa njerëz u prekën prej këtij shpërthimi?

Nisur nga natyra sekrete e qeverisë sovjetike, detajet e kësaj katastrofe përfshi dhe numrin ekzakt të viktimave u mbajtën të fshehta për qytetarët e Bashkimit Sovjetik por edhe për botën. Komiteti Shkencor për Efektet e Rrezatimit Atomik në OKB identifikoi 49 vdekje të menjëhershme si pasojë e traumave të pësuara apo helmimit radioaktiv, përfshi këtu edhe rrëzimin e një helikopteri të mbërritur në vendngjarje për një operacion shpëtimi.

Pasojat e shpërhimit në periudhë afatgjatë dyshohte, sipas UNSCEAR, se kanë shkaktuar 4000 vdekje të tjera si pasojë e kontamimimit. Kjo edhe pse më shumë se 100 mijë njerëz u evakuuan nga zona përreth aksidentit dhe numri total i evakuuimeve arriti në përfundim të krehjes së gjithë perimetrit të zonës 340 mijë persona.

Këta njerëz nuk u lejuan kurrë të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe madje as të shkelnin më në zonën e cilësuar si ekskluzive. Ende sot e kësaj dite aksesi në këtë zonë jepet vetëm nga qeveria ukrainase dhe leja e qëndrimit zgjat vetëm 12 orë në ditë.

A u shkatërrua Bashkimi Sovjetik prej incidentit në Çernobil?

Operacioni për pastrimin e tij u konsiderua si një ndër shpenzimet më të mëdha për qeverinë sovjetike e cila po kalonte një situatë të vështirë ekonomike. Zhgënjimi me mënyrën sesi qeveria e menaxhoi krizën arriti nivele të paprecedentë, me mijëra protestues dolën në rrugët e Kievit dhe kudo për të shprehur indinjatën e tyre. Ish lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbaçov e konsideroi incidentin në Çernobil si një pikë kthese që hapi mundësinë për lirinë e shprehjes në një sistem që filloi të kuptonte se i kishte ditët e numëruara.

You must be logged in to post a comment Login