Alarmante/ 35 foshnje të vdekura brenda tre muajve në Maqedoni

Më shumë se 35 foshnja kanë vdekur në harkun kohor të 3 muajve të parë të këtij viti në Shkup të Maqedonisë. Sipas mediave maqedonase, shkak për vdekjen e foshnjave është lindja e tyre nën peshë, por edhe problemet në mushkëri.

Në klinikën gjenekologjike çdo vit regjistrohen mbi 200 foshnja të vdekura, shkruan “Ina-Online”, sipas të cilës ky është një shqetësim në rritje në këtë klinikë.

Në vitin 2016 në këtë klinikë të Shkupit kanë vdekur 184 foshnja, një shifër kjo dyfish më e madhe krahasuar me vitin 2015. /tvklan.al

You must be logged in to post a comment Login