A u ndalua Stresi për kokainë?

Reperi i njohur Stresi është gjendur sërish në telashe me policinë. Burime të sigurta thanë se ai është shoqëruar gjatë mbrëmjen së djeshme dhe aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ende nuk ka asnjë komunikatë zyrtare, por përmes burimeve mësohet se gjatë mbrëmjes së vonë të së enjtes është ushtruar kontroll në një lokal nate ku janë gjetur disa doza kokaine. Në këtë lokal ka qenë edhe Stresi dhe është shoqëruar bashkë me disa persona të tjere për tu verifikuar nëse kanë lidhje apo jo me kokainën.

Arkimed Lushaj (Stresi) djali i Sali Lushajt ka qenë i shoqëruar edhe here te tjera në polici. Rasti më flagrant është ai kur u arratis nga ambientet e Komisariatit Nr.3 në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, pasi ishte kapur duke drejtuar mjetin pa dokumente.

You must be logged in to post a comment Login