Stefano Boeri, njeriu që ‘ka në dorë’ zhvillimin e Tiranës është nën hetim në Itali

L’Architetto Stefano Boeri che ha progettato il centro polivalente di Norcia, 13 marzo 2018. ANSA/ BASILETTI

Arkitekti italian Stefano Boeri, i cili u ngarkua nga kryeministri Edi Rama për hartimin e masterplanit Tirana 2030, është nën hetim për procedurën që çoi në konfiskimin e qendrës shumëfunksionale të Norcias në Itali.

Boeri është përfshirë si drejtor i punimeve.

Mediat italiane shkruajnë se bashkë me Boerin, nën hetim është edhe kryetari i Bashkisë së qytetit të Norcias.

Mësohet se qendra është sekuestruar me kërkesë të prokurorit, pasi ndërtimi rezultonte pa lejen e nevojshme të arkelogjisë, arteve të bukura dhe peizazhit, sepse ndërtimi ishte realizuar në një zonë të mbrojtur.

Qendra u realizua me fondet e mbledhura nga Këshilli i Qytetit, pas tërmetit. Dispozita thekson se qendra është ndërtuar në një zonë të mbojtur, pasi është brenda Parkut të Maleve Sibillini dhe një vend me interes për komunitetin.

Së fundmi, studio e Stefano Boerit do të dizajnojë tre gjimnazet e reja që pritet të ndërtohen në Tiranë.

You must be logged in to post a comment Login