Si të humbisni kilogramët në mënyrë argëtuese

Asnjë dietë nuk bën aq shumë mrekulli, që sipas kërkuesve nuk ekzistojnë, por dhe pak sakrifica, vakte me kalori të mjaftueshme dhe shumë lëvizje.

Më shumë seks

Përveç faktit që është argëtues, seksi ndihmon edhe për të humbur peshë. Gjatë orgazmës në organizmin e njeriut sekretohet endorfina, e cilu shkakton ndjenjë të njëjtë me atë që krijohet kur hamë çokollatë, vetëm nuk ka kalori shtesë! Përveç kësaj, hulumtimet tregojnë se seksi bëhet gjithnjë e më i mirë pas secilit kilogram të humbur, sepse njerëzit ndihen më tërheqës, e me vetë këtë rritet edhe libidoja.

Dëgjoni muzikë

Një studim amerikan ka zbuluar se femrat më gjatë e respektojnë programin e ushtrimeve nëse dëgjojnë muzikë, transmeton Telegrafi.

woman-clothes-closet

Rrobat si motiv

Nxirrni nga dollapi fustanin ose xhinset, të cilat nuk keni mundur t’i vishni për një kohë të gjatë, por dëshironi që përsëri me to të dukeni në formë të përkryer. Kjo do t’ju rikujtojë qëllimin tuaj dhe nuk do të hiqni dorë.

Mbështetja e njerëzve të afërt

Është shumë më vështirë të luftoni me kilogramët e tepërt nëse mund të mbështeteni vetëm në veten tuaj. Disa studime kanë zbuluar se mbështetja e njerëzve të afërt ka domethënie të madhe gjatë kohës derisa jeni në dietë.

Pagesa paraprake

Ekspertët këshillojnë që paraprakisht të paguani ushtrimet në palestër. Duke e ditur se tashmë keni paguar, disi do të detyroheni që të shkoni, sepse do t’ju vijë keq të humbni paratë e fituara me mund.

Shikohuni në pasqyrë

Shikojeni veten për një kohë të gjatë në pasqyrë, vëreni mangësitë tuaja, por mos e kritikoni veten, thoni diçka të mirë për trupin tuaj. Siç pohojnë ekspertët, një qasje e tillë motivon për ushtrime dhe ushqim të shëndoshë, si dhe për kujdes të përgjithshëm për trupin tuaj. 

You must be logged in to post a comment Login