Shkruan Blerim Gjeladini: Ekspansioni Rus në Ballkan nëpërmjet monedhave virtuale, kërcënohet Shqipëria

Opinion nga Blerim Gjeladini, ekspert në fushën e ekonomisë

Ndërhyrja e Rusisë nëpërmjet monedhave virtuale në tregun e pasurive të paluajtshme në Ballkanin Perëndimor paraqitet një kërcënim i qëndrueshëm në këtë rajon.

SBER, banka ruse, pas tentativës së marrjes së korporatës më të madhe në Evropën Juglindore Agrokor Kroaci, po përdor mekanizmat që ofron monedhën virtuale për të blerë pasuri të paluajtshme.

Kjo mund të jetë ndërhyrja më e shpejtë në një treg siç është edhe tregu i Shqipërisë.

Ky lloj mekanizmi përdoret në këtë mënyrë:

SBERA BANKA, nëpërmjet kompanive satelitë, ofron konvertimin e pasurisë me monedha virtuale. Dhe monedhat virtuale përdoren si kolateral nga SBER BANKA, për pagesën e pronës tek pronari i vjetër. Në këtë mënyrë rriten transaksionet në monedhat virtuale edhe njëkohësisht përdoret si trampolinë për rritjen e vlerës të këtyre monedhave. Njëkohësisht largon kapitalin nga Shqipëria duke zhvendosur pronësinë nga shtetasit shqiptar në ata rus ose tek ndonjë kompani fantazëm që edhe ajo është satelite e SBERA bankës ose bankave të tjera ruse.

Duke patur parasysh edhe largimin në masë të shtetaseve shqiptarë drejt Evropës, kjo shton mundësinë e një ndërhyrjeje pa u ndjerë shumë.

Kjo formë mund të përdoret edhe për ndërhyrje në tregun e kapitaleve edhe tek kompanitë që janë në krizë.

Kjo është ndërhyrje shumë serioze duke pasur parasysh që koorporata Agrokor ka thithur kredi mbi 3 miliard $ dhe tregon këmbënguljen ruse për të gllabëruar ekonominë tonë të brishtë.

You must be logged in to post a comment Login