Seriali turk sjell aktorin shqiptar në rolin e një “terroristi”

Aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj,  i cili karrierën e tij e zhvillon mes Turqisë, Gjermanisë e Shqipërisë, në një intervistë ekskluzive për RTV 21, ka folur për projektet e tij të reja.

Ai ka treguar se së shpejti në Turqi do të fillojë transmetimi i një seriali, në të cilin Xhelilaj do ta luajë rolin e një “terroristi” , i cili me origjinë do të jetë nga Kosova.

#Placetobe @berlinale @jenskochphoto 📸

A post shared by N I K XHELILAJ (@nik_xhelilaj) on Feb 18, 2018 at 8:13am PST

E mira e gjithë kësaj është se terroristi në fjalë do të dalë të jetë personazh pozitiv. Se si shtjellohet ngjarja në pika të shkurta ka treguar vet aktori.

“Seriali tregon historinë shkurt të një vajze turke që jeton në Berlin dhe është në kërkim të nënës së saj që i ka humbur diku në fshatrat e Sirisë, d. m. th është aktual i ditëve të sotme, njihet në skype me personazhin tim. Unë bëj një personazh që mund të thuash është terrorist, s’është terrorist, është nga këta ushtarët me pagesë, kaçak, ndërkohë sepse sot është një realitet në Siri, është vend i askujt dhe i gjithkujt në të njëjtën kohë”, tha aktori.

“Personazhi bien në dashuri me këtë vajzën e fton i thotë po të martohesh me mua do të gjej mamanë. Personazhi me fillesë ishte me origjinë arabe, por unë me gjithë regjisorin e kthejmë e bëjmë kosovar…Por do të dalë terrorist i mirë në fund, terroristi me ndjesi të mira”, tha Xhelilaj.

Ai po ashtu ka zbuluar e do të jetë edhe pjesë e një seriali tjetër, por kësaj radhe gjerman, i cili do të fillojë transmetimin në shtator të këtij viti në kanalin Vox.

You must be logged in to post a comment Login