Sa është i pasur Vladimir Putin?

Russian President Vladimir Putin enters …Russian President Vladimir Putin enters the St. George Hall of the Grand Kremlin Palace in Moscow, on December 12, 2013, to deliver an annual state of the nation address. AFP PHOTO/ POOL/ SERGEI ILNITSKYSERGEI ILNITSKY/AFP/Getty Images

Në letër, Presidenti rus Vladimir Putin është një njeri me pasuri modeste. Por në realitet, ai mund të jetë një nga njerëzit më të pasur në botë.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pas shpalljes së dënimit për vrasjen e dyshuar të një ish-agjenti të dyfishtë në Mbretërinë e Bashkuar, ky vend përsëri ka vënë nën “llupë” pasurinë e Putinit.

“Treqind miliardë dollarë ose më shumë janë vjedhur nga populli rus nga [Putini]. Ne duhet ta ekspozojmë atë për atë që ai është”, ka thënë të mërkurën shefi i komitetit të punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Tom Tugendhat.

Putin paraqiti një deklaratë zyrtare të të ardhurave përpara zgjedhjeve presidenciale të së dielës, që tregon se ai zotëron një apartament me 800 metra katrorë në Shën Petersburg, së bashku me dy makina të epokës sovjetike dhe një veturë për terrene të vështira. Ai gjithashtu ka një veturë rimorkio.

Ai ka fituar 38.5 milionë rubla (676,000 dollarë) gjatë gjashtë viteve të fundit nga rrogat e tij presidenciale, pensionet ushtarake dhe interesat për kursimet e tij. Ai gjithashtu thuhet se ka 243,000 dollarë të shpërndarë nëpër 13 llogari të ndryshme bankare.

“Këto shifra do të duken shumë të vogla, duke pasur parasysh pozicionin e tij, por ato janë në përputhje me deklarimet e tij të mëparshme”, tha Jason Bush, një analist i lartë në Grupin Eurasia.

Ndërkaq dega ruse e Transparency International tha se nuk kishte prova bindëse se deklarata e presidentit Putin është e pasigurt ose jo e plotë. Por tha se sistemi për deklarimin e pasurive është thellësisht me të meta.

Por kritikët, kundërshtarët politikë dhe hetuesit e pavarur e kanë akuzuar Putinin për grumbullimin e një mase që mbetet e fshehur për shkak se ajo mbahet, në letër, nga anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë.

“Ka qenë e pamundur për këdo që e ka hetuar këtë për të dalë me ndonjë provë të fortë”, tha Bush. “Putini është shumë i kujdesshëm dhe ai është një ekspert i madh në fshehjen e gjërave, nëse thashethemet janë të vërteta”.

Siç shkruajnë më tej mediat e huaja, zëdhënësi i Putinit në të kaluarën ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur sugjerimet se ai kontrollon një pasuri të fshehur.

Gjithsesi, çështja mbetet e turbullt në mister, dhe detajet janë të vështira për t’u konfirmuar.

Megjithatë, kritikët janë të bindur se Putini ka përdorur 18 vitet e tij në detyrë për të fituar pasuri të konsiderueshme.

Një raport i vitit 2012 nga udhëheqësit e opozitës ruse, përfshirë Boris Nemtsov, pretendoi se Putini është përfituesi përfundimtar i pasurive të mbajtura nga individë të pasur në rrethin e tij të brendshëm.

Nemtsov u qëllua dhe u vra në një urë pranë Kremlinit në shkurt 2015, edhe pse çeçenët janë fajësuar për vrasjen.

Gjithashtu Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigues ka pohuar se njerëzit rreth Putinit “mbrojnë” pasurinë e tij reale nga publiku.

Gazeta “Novaya Gazeta” dhe Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë arritur në përfundime të ngjashme.

Putin po kalon drejt një tjetër fitore zgjedhore të dielën. Gjatë gjashtë viteve të ardhshme, pasuria e tij personale dhe ajo e rrethit të tij të brendshëm ka gjasa të rritet. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login