Rita Ora fiton çmimin “Best Pop” në “The Global Awards”

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja javën e kaluar mbajti një koncert madhështor, ku sipas së cilës, në sheshet kryesore të Prishtinës ishin rreth 300 mijë vetë.

Ajo në orët e vonëta të ditës së sotme ka fituar edhe një çmim ndërkombëtar, duke iu vlerësuar karriera e gjertanishme.

Bukuroshja jonë fitoi çmimin “Best pop” në ceremoninë “The Global Awards”, i cili u zhvillua në kryeqytetin britanik të Londrës.

Paraprakisht, 27-vjeçarja ka perfomuar këngët e njohur që janë shndërruar hite botërore “Anywhere” dhe “Your song”.

Pos kësaj kënge, Ora ka intepretuar edhe këngën “For You”, ku është ngjitur në skenë edhe Liam Payne.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do të jenë pjesë e albumit të ri. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login