Parlamenti në kaos, tre herë radhazi gaz lotsjellës

Ne momentin që deputetët u rikthyen në Kuvendin e Kosovës, pas dy mbledhjeve të dështuara për votimin e Demarkacionit, ishte deputeti i Vetëvendosjes që hodhi gaz lotsjellës për herë të tretë.

Kësaj radhe u hodh një bombolë gazi ende pa nisur seanca.

Kujtojmë se që nga fillimi i seancës për votimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, kryeparlamentari Kadri Veseli ka ndërprerë punimet dy here, kjo për shkak të hedhjes së gazit nga deputetët e Vetëvendosjes.

Prokuroria ka dhënë urdhër për arrestimin e deputetëve, Drita Millaku, Liburn Aliu, Sali Zyba, Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli. /Klan Kosova.

You must be logged in to post a comment Login