“Kathimeri”: Bisedimet për çështjen e emrit janë ngadalësuar

Sipas gazetës greke “Kathimerini”, pas një ritmi të shpejtë, bisedimet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, për çështjen e emrit janë ngadalësuar shumë.

Mbase kjo mund të jetë edhe arsyeja e shtyrjes së vizitës së paralajmëruar të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në Shkup, që si qëllim e ka edhe fluturimin e parë të drejtpërdrejtë Athinë-Shkup, pas thuajse 12 vitesh.

Vizita e Kotzias në Shkup nuk pritet të ndodhë as këtë javë, pasi që ai do të mbaj një ligjëratë në Universitetin Tafts në Boston.

Madje, “Kathimerini” shkruan se vizita e Kotzias në Shkup mund të mos ndodhë aspak në muajin mars.

You must be logged in to post a comment Login