Harta/ Sa e rrezikuar është Shqipëria nga përmbytjet?

Reshjet e shumta të këtyre ditëve kanë shkaktuar edhe përmbytje në disa zona në Shqipëri. Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar një hartë e cila tregon zonat më të rrezikuara si edhe ato më pak të rrezikuara.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET
————————————–
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot (e mërkurë, dt.21) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë niveleve të larta të ujit dhe QËNDRUESHMËRI TË HARTËS SË PËRMBYTJEVE. Nesër (e enjte, dt.22) në fundin e ditës do të fillojë ULJA E PRURJEVE në pjesët malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të jenë TË LARTA për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna. Parashikimet e IGJEUM tregojnë NIVELE TË LARTA deri në datën 23 Mars 2018, por me RËNIE TË PRURJEVE DHE NIVELEVE pas kësaj date. Pritet QËNDRUESHMËRI E HARTËS SË PËRMBYTJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit në datat 21 deri 23 Mars 2018 dhe ulje e rrezikut pas këtyre datave. Për arsye të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit parashikohet PRURJE TE LARTA në pjesët fushore të lumenjve.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET: sot pasdite (e mërkurë, dt.21) dhe nesër (e enjte, dt.22) priten reshje në të gjitha qarqet. Në shumicën e qarqeve ato do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare, përjashtuar qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Durrës, ku ato pritet të jenë mesatare, lokalisht deri intensive. Në disa qarqe do të ketë edhe shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Pjesa kryesore e reshjeve do të bjerë gjatë pjesës së dytë të ditës së nesërme.
Priten edhe reshje në formë dëbore në zonat malore, që në Veri do të zbresin deri në 400m, ndërsa në Jug deri në 900 m mbi nivelin e detit.
TEMPERATURAT : nesër (e enjte, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 18 °C, në vendet e ulëta: 6 / 17 °C, në vendet malore: -3 / 12 °C
ERA : sot pasdite (e mërkurë, dt.21) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, ndërsa nesër (e enjte, dt.22) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

You must be logged in to post a comment Login