E frikshme në Shkodër/ Rreth 600 shtëpi të përmbytura dhe 5 mijë hektarë tokë. Rrezik çarja e argjinaturave (foto)

Është rritur frikshëm sipërfaqja e përmbytur në zonën e Nën/Shkodrës me 600 shtëpi që janë aktualisht me prezencë uji dhe disa të përmbytyra totalisht. Po kështu sipërfaqja e tokave të përmbytura ka shkuar në rreth 5 mijë hektarë. Të dhënat janë bërë të ditura nga Bashkia e Shkodrës e cila kërkon ndërhyrje nga qeveria dhe shpalljen e emergjences në këtë zonë. Po kështu është në rrezik shembja e argjinaturave.

Më poshtë gjendja e detajuar për secilin fshat:

Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura situata e përmbytjeve vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 4698 Ha.

Njësia Administrative Dajç: 1550 ha. Në total banesat që janë të rrethuara nga uji janë të ndarë sipas fshatrave: 46 në fshatin Shirq, 21 në Mushan, në fshatin Belaj 21, në fshatin Darragjat 50, në fshatin Samrisht të Vjetër 17, në fshatin Suka 18, në fshatin Samrisht i Ri 16 banesa, në Rrushkull 18 banesa, Pentar 26 banesa. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1300 ha. Në total banesat që janë të rrethuara nga uji janë të ndarë sipas fshatrave: 150 ne Obot, 40 ne Gorice. Në 10 banesa në Muriqan ka hyre uji brenda, 12 ne Obot dhe 4 ne Lagjen Gallube. Njësia Administrative Bërdicë: Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur . Janë të rrethuara nga uji 60 shtepi ne fshatinTrush, 15 Berdice e Siperme, 8 ne Berdice e Madhe dhe 1 në Berdice e Mesme.

Njësia Administrative Velipojë: janë të përmbytura mbi 375 Ha tokë: Janë të rrethuara nga uji 28 shtëpi. Në fshatin Luarz në 3 vende del uji nën argjinaturë. Njësia Administrative Rrethina: Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 ha tokë. Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Në 3 shtëpi ka hyre uji brenda.

Qyteti Shkodër: Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 110 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.
Në lagjen Ajasëm janë rreth 3 ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji.

Njësia Administrative Guri i Zi: Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Janë të përmbytur rreth 10 ha tokë në fshatin Kuç.

Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 110t
2. Bar i thatë 50 t

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse. /Opinion.al

  

 

You must be logged in to post a comment Login