Dua Lipa në duet me ish të dashurin e Rita Orës

 

U panë duke flirtuar në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Brit Awards dhe ajo kimi, tani po konkretizohet në një projekt të përbashkët.

DJ i njohur botëror Calvin Harris dhe këngëtarja Dua Lipa kanë bashkëpunuar në një këngë të quajtur One Kiss, pak javë pas ceremonisë Brit Awards.

Harris në mënyrë kriptografike, të koduar, ka dhënë lajmin për publikimin e këngës, duke publikuar në Twitter një status ku thuhej vetëm: “Calvin Harris & Dua Lipa, One Kiss”.

Me të skanuar mesazhin e harrus, u kuptua se nën të fshihej emri Dua Lipa.

Ylli skocez i muzikës, 34 vjeçari Harris, ishte ndarë nga Taylor Swift në qershor të vitit 2016, ndërsa më parë ishte në lidhje edhe me Rita Orën, këngëtaren e famshme me prejardhje shqiptare.

Image

You must be logged in to post a comment Login