Arrestimi i Gjuriç/ Lista Serbe braktis Qeverinë e Kosovës

Ashtu siç ishte paralajmëruar Lista Serbe largohet nga qeveria e Kosovës. Kryetari Goran Rakiç ka thënë se Lista Serbe do të dalë nga Qeveria e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, qeveria në Prishtinë më nuk do të ketë mbështetjen e Listës Serbe dhe se “serbët tani do të bashkohen rreth interesave të vet sidomos kundër shqiptarëve”.

Këto komente Rakiç i bëri në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ndodhi një ditë pas arrestimit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriç në Mitrovicën Veriore.

You must be logged in to post a comment Login