Aroma e tymit në rroba dhe në lokale: Këto janë mënyrat e thjeshta me të cilat do ta eliminoni!

Thëngjilli por edhe uthulla thithin dhe neutralizojnë aromat e pakëndshme.

Për të eliminuar aromat e pakëndshme apo së paku për t’i zbutur, provoni disa mënyra të thjeshta të cilat vërtet kanë efekt, transmeton Telegrafi.

1. Uthulla apo thëngjilli

Në disa enë të vogla qitni pak uthull vere apo qitni copëza thëngjilli dhe vendosni në lokale ku pihet duhani. Nëse keni fëmijë apo kanakarë shtëpiakë, enët vendosni në një vend më të ngritur.

2. Parfumi në poç elektrik

Spërkatni pak parfum tuaj të preferuar mbi poçin e ftohtë. Kur të ndizet drita dhe poçi të ngrohë lokalin, do të përhapë aromë të këndshme e cila së paku pjesërisht do të mbulojë tymin dhe erën e keqe të cigares.

3. Qeset e aromave natyrale për dollap (p.sh. livanda)

Nëse ndieni që pjesët e rrobave tuaja p.sh. dorezat, kapelat apo shallet kanë thithur aromën e cigareve, ndërkaq planifikoni që t’i bartni gjatë ditës së nesërme, lini një orë në ambient të hapur që të ajrosen dhe pastaj vendosni gjatë natës në qese plastike bashkë me aromën natyrale të qeseve për dollap.

4. Soda e bikarbonatit

Në mbrëmje, para se të shkoni të flini gjumë, derdheni sodën e bikarbonatit nëpër tepih, nëpër divane dhe mobilie dhe në këndet e lokalit në të cilin është pirë duhan. Në mëngjes me thithëse pluhuri eliminoni mbetjet.

5. Peshqiri dhe uthulla

E para, ajroseni lokalin dhe pastaj peshqirin apo leckën njomeni në uthull dhe një ose dy minuta shkundeni nëpër lokal. Aroma e cigareve plotësisht do të zhduket.

You must be logged in to post a comment Login