Ambasada e SHBA në Tiranë: Pse rrini në rradhë? Shkoni pini një kafe

Nis nga fakti se shumë qytetarë shqiptarë qendrojnë në orë të tëra në rradhë përpara ambasadës kryesisht për intervista për vizë, ambasada amerikane përmes një mesazhi në facebook apelon qytetarët që të paraqiten vetem 15 minuta përpara takimit. Madje për ata që vijnë nga rrethet e tjera të Shqipërisë (nuk janë nga Tirana), ambasada u shoqeron të ulen të pinë një kafe dhe të mos rrinë pas murit.

Ja mesazhi i plotë

Gëzuar Ditën e Verës! A e dini se duhet të paraqiteni në Ambasadë vetëm 10-15 minuta përpara kohës së caktuar për vizë? Nuk ka nevojë që të vini me orë përpara, apo të prisni në radhë jashtë murit të Ambasadës. Nëse po udhëtoni nga jashtë qytetit dhe jeni herët për takimin tuaj, shkoni në një kafene dhe shijoni një kafe.

 

You must be logged in to post a comment Login