10 Ligjet e Sadhguru mbi Suksesin dhe Kuptimin e Jetës

Ai është një yogi filantropist mistik dhe autor. Ai themeloi një organizatë jofitimprurëse, e cila ofron programe yoga nëpër botë. Ai gjithashtu themeloi projektin Green Hand, një iniciativë ekologjike në Indi.

Ai është Sadhguru, dhe këto janë Top 10 Rregullat e Suksesit.

I preferuari ynë është numri shtatë, kështu që jemi tepër kureshtar të kuptojmë se cili është i përzgjedhuri juaj…

Rregulli #1. Zgjero perceptimin dhe inteligjencën tënde

Përpjekja duhet të jetë inkurajuese në një kuptim. Duhet të jetë e fokusuar, kalibruar. Nëse thjesht bëni përpjekje, është përpjekje e marrë, apo jo? Përpjekja, e vetme, nuk do t’ju çojë askund. Lloji i duhur i veprimit, në koha e duhur, në vendin e duhur. E gjithë kjo është e rëndësishme, apo jo? Kështu që të gjitha këto gjëra të koordinohen, ju nevojitet perceptimi dhe inteligjenca.

Pra, kjo është e gjitha që duhet të bëni në jetën tuaj. Vazhdimisht kërkoni mënyra për të rritur perceptimin tuaj dhe inteligjencën tuaj. Gjithsesi, pjesa tjetër do të ndodhë. Kjo është një gjë që, për fat të keq, njerëzimi nuk po e bën. Ata po përpiqen të bëhen të aftë për diçka. Ata nuk po përpiqen të jenë të aftë për diçka. Vetëm përmirësoni perceptimin dhe inteligjencën tuaj në vijimësi, nëse ndaloni, jeni të humbur!

Rregulli #2. Mos e lëshoni veten

Errësira dhe drita gjenden brenda teje. Dhimbja dhe kënaqësia gjenden brenda teje. Jeta dhe mjerimi ndodhen brenda teje. A keni përjetuar ndonjëherë ndonjë gjë jashtë vetes? Jo, ndaj ajo që po ju kërkoj është ajo që ndodh brenda jush? Kush duhet ta përcaktojë se si duhet të ndodhë? Çfarë ndodh brenda teje? Kush duhet të përcaktojë se si duhet të ndodhë? Dikush tjetër? Definitivisht ju duhet të përcaktoni se çfarë duhet të ndodhë brenda jush, apo jo?

Pra, nëse përcaktoni se çfarë po ndodh brenda kësaj, të gjithë përvojën tuaj të jetës do të përcaktohet nga ju. Askush tjetër, por ju, apo jo? Ndoshta ngjarjet rreth jush nuk mund të përcaktohen nga ju, por mënyra sesi ju vendosni të reagoni ndaj tyre është 100% e përcaktuar nga ju nëse merrni përgjegjësi për këtë. Nëse e lëshoni atë, atëherë të tjerët do ta përcaktojnë atë.

Rregulli #3. Jini të vetëdijshëm për vdekshmërinë tuaj

Nëse e vëreni, nëse të gjithë bëjnë pak përpjekje, të gjithë marrin pak kohë për këtë pjesë të jetës, në rregull? Jo për familjen tuaj. Jo për karrierën tuaj. Jo për diçka tjetër. Vetëm për këtë copë jetë. Jepni pak kohë asaj, sepse jeta juaj është pjesa më e rëndësishme e jetës tuaj, apo jo? Po ose Jo?

Edhe nëse jeni në dashuri me dikë. Megjithatë, kjo është pjesa e tyre më e rëndësishme e jetës, apo jo? Pra, kushtojini pak vëmendje kësaj. Si ndodh? Pse e keni marrë jetën tuaj si të mirëqenë? Më besoni, nuk do të jeni përgjithmonë këtu. Unë do t’ju bekoj me një jetë të gjatë, por ju do të largoheni një ditë. Po apo Jo?

Pra, mos e merrni këtë të mirëqenë. Nëse zgjoheni në mëngjes, nesër, nëse zgjoheni… Nuk është në dëshirën ime, por dua që ju ta dini këtë fakt, nga të gjithë njerëzit që shkojnë në shtrat sonte, mbi një milion njerëz nuk do të zgjohen nesër në mëngjes. Dhe nesër, nëse ju dhe unë zgjohemi nesër në mëngjes, a nuk është një gjë fantastike? Një milion njerëz nuk u zgjuan. Ju u zgjuat. A nuk është kjo një gjë e mrekullueshme?

Vetëm shikoni tavanin dhe buzëqeshni. Ju jeni ende zgjuar. Jeni ende atje. Dhe për shumë miliona njerëz, dikush që është i dashur për ta nuk u zgjua. Pra, shikojini ato pesë ose gjashtë persona rreth jush. Të gjithë u zgjuan. Uau, është një ditë fantastike. Ju u zgjuat, dhe të gjithë që kanë rëndësi për ju rreth jush u zgjuan. A nuk është kjo një ditë fantastike? A nuk mendon kështu.

Kam idenë se jo, ti nuk mendon kështu, sepse problemi është vetëm ky: ti je duke jetuar me idenë se je i pavdekshëm. Kur them që je i pavdekshëm, nuk se ti mendon se je vërtetë i pavdekshëm, por dua të them se ti nuk je i vetëdijshëm për vdekshmërinë tënde. Nëse nuk jeni të vetëdijshëm për vdekshmërinë tuaj, diku strehoni mendimin se nuk ke për të vdekur kurrë, apo jo? Sa herë në ditë bëhesh i vetëdijshëm se je i vdekshëm si gjithë të tjerët?

Nëse do të ishe i ndërgjegjshëm për këtë fakt, a do të kishe kohë për të prishur? A do të kishe kohë për t’u konfliktuar me dikë? A do të kishe kohë për të bërë marrëzi me jetën tënde? Nëse do ta dije mirë, nëse je i vetëdijshëm se je i vdekshëm, nuk të duhej asgjë tjetër përveç kësaj që është absolutisht e nevojshme për ty dhe për të gjithë rreth teje. Nëse ju e bëni këtë gjë, nëse ju vetëm kujtoheni se një ditë kemi për të ikur prej këtu, mos mendoni se kjo është një gjë negative.

Vdekja nuk është një gjë negative. Ajo është e vetmja gjë që i ka shtuar vlerën jetës tuaj. Nëse do të ishim këtu përgjithmonë, do të ishim të padurueshëm. Duhet të jemi të lumtur që të gjithë kanë një ditë për të ikur. Nëse bëhesh i vetëdijshëm për këtë gjë. Kjo gjithmonë do t’ju bëjë të ndërgjegjshëm se jeni i vdekshëm. Ju nuk duhet të mendoni se do të vdesim sot. Nuk e kemi ndërmend. Ne duam të jetojmë sa më shumë që të jetë e mundur. Vetëm ta dish që një ditë do të vdesësh të bën ta jetosh jetën më fort.

Nëse arrini vetëdijen për këtë, do të bëheni natyrisht shpirt. Çdo ditë, çdo moment, nëse ju kujtoheni, që kjo është një jetë e shkurtër, unë jam i vdekshëm, një ditë do të përfundoj. Vetëm bëni këtë për dy ditë dhe shikoni. Ju do të bëheni diçka me të vërtetë fantastike dhe plot jetë brenda vetes si rezultat.

Kjo është thjesht e bukur.

Kjo është gjithçka që nevojitet. Nëse doni ta dini vlerën e jetës, mjaftohuni me faktin se është një ngjarje e shkurtër.

Rregulli #4. Mos i merrni gjërat më seriozisht se ç’duhet…

Thjesht tërhiquni pak, qeshni pak më shumë, përfshihuni me njerëzit rreth jush. Bëni gjëra që mendoni se nuk janë dhe aq të rëndësishme. Mos bëni gjëra që janë shumë të rëndësishme. Bëni gjëra të thjeshta. Është shumë e rëndësishme që të bëni gjëra të thjeshta. Shumë gjëra të rëndësishme që po bëni në jetën tuaj do të bëhen shumë serioze.

Ju e njihni Bertrand Russel, një anglez. Bertrand Russell tha: nëse ju filloni të mendoni se ajo që po bëni është shumë e rëndësishme, ju duhet të bëni një pushim. Pra, pushimi nuk do të thotë të vini në Indi. Pushim është çdo ditë. Në ato 24 orë, ju duhet të merrni një pushim nga serioziteti juaj, nga vetja. Serioziteti vjen kryesisht për shkak të vetëvlerësimit tuaj.

Nëse ty të duket vetja një person i rëndësishëm. Unë dua të të kujtoj se je thjesht një grimë pluhur në këtë ekzistencë.

Rregulli #5. Krijoni shfaqje të bukura

Për të krijuar frikë, ju duhet ta përdorni imagjinatën me tepri. Për të mos pasur frikë, nuk duhet të bëni asgjë. Frika po ndodh për shkak të imagjinatës së tepruar. Gjërat që nuk kanë ndodhur, po i krijoni. Ajo çfarë mund të ndodhë në mendjen tuaj ndodh në mijë formate të ndryshme. Dhe me siguri nuk ndodh kurrë. Gjërat që keni frikë, llojin e gjërave që keni frikë, ndoshta 99% prej tyre kurrë nuk kanë ndodhur, apo jo?

Pra, frika juaj është rreth diçkaje imagjinare që nuk ekziston. Ju nuk mund të luftoni e as nuk mund të kapërceni atë që nuk ekziston. Mund të kapërcejmë diçka që ekziston. Ju nuk mund të kapërceni atë që nuk ekziston. Duhet vetëm të heqësh dorë nga kjo përpjekje. Shijojeni frikën. Në fund të fundit, është krijimtaria juaj. Ju pëlqejnë filma horror. Mund të thoni jo, por ju jeni duke i prodhuar ato. Vetëm se ata nuk po bëjnë para, kjo është e gjitha.

Frika do të thotë që po prodhoni filma horror në mendjen tuaj. Askush tjetër nuk është i gatshëm të shikojë. Kjo është e keqe për producentin. Ti je ai. Kështu që, prodho diçka tjetër. Prodho një komedi, një histori dashurie, suspansë triller. Vetëm uluni dhe krijoni një histori dashurie, një thriller, një komedi, pesë minuta film që e bëni në mendjen tuaj. Me të vërtetë, filloni të përdorni mendjen tuaj ndryshe.

Rregulli #6. Mos u identifikoni me asgjë

Ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj një inteligjence një-dimensionale, të cilën e quajmë intelekt. I cili është vetëm procesi i të menduarit. Mendimi mund të ndodhë vetëm me të dhënat që ju keni mbledhur përmes pesë shqisave. Të cilat janë shumë e kufizuara. Kjo është një gjë.

Dhe një tjetër gjë është se natyra e të dhënave që grumbullojnë shqisat janë të dobishme vetëm për procesin e mbijetesë dhe riprodhimit. Vetë mënyra se si i sheh gjërat, si dëgjon, nuhat, shijon dhe prek jetën është vetëm e rëndësishme për procesin e mbijetesës. Nëse doni ta njihni vërtetë jetën, atëherë këto instrumente të perceptimit nuk janë të mjaftueshme.

Por nëse mbijetesa është gjithçka që kërkon, kjo realzohet mjaft e mirë nga pesë shqisat. Nëse stomaku juaj është i zbrazët, keni vetëm një problem: të ushqeheni, por sapo ta mbushni stomaku, 100 probleme të tjera lindin.

Pra, natyra e qenies njerëzore është e tillë, pa marrë parasysh se çfarë bëni, ju doni të jeni diçka më shumë se ajo që jeni tani. Nëse bëheni diçka më shumë, sërish diçka më shumë kërkoni, shumë e më shumë, është një ndjekje e pafundme. Pra, në njëfarë mënyre, qënia njerëzore kërkon një zgjerim të pafund, por përpiqet ta bëjë atë fizikisht. Natyra e gjërave fizike është pikërisht ekzistenca e një kufiri të përcaktuar. Nëse nuk ka kufij të përcaktuar, nuk ka mundësi të ketë ndodhi fizike në univers.

Por tani një qenie njerëzore e dëshiron të pafundmen, dhe përmes mjeteve fizike. Përmes kufirit, po përpiqesh të bëhesh i pakufishëm. Dëshira është fantastike. Metoda është e pashpresë. Sepse momenti që identifikohesh me diçka, puna e intelektit tënd është thjesht për ta mbrojtur atë identitet.

Momenti që identifikohesh me diçka, intelekti yt do të funksionojë vetëm rreth kësaj për ta mbrojtur atë, prandaj është një lloj paragjykimi në momentin që identifikoni. Pra, e vetmja gjë që kam bërë me jetën time është, kurrë nuk kam identifikuar veten me asgjë. Dhe jeta vetëm shpërtheu brenda meje…

Rregulli #7. Riparoje veten

Kënaqësia është një zgjedhje, apo jo? Pra, pse ndodh kaq shumë pakënaqësi në përvojën njerëzore? Sepse ne kurrë nuk kemi marrë përgjegjësinë për dëmin e brendshëm. Ne besojmë që duke i sistemuar gjërat e jashtme gjithçka do të jetë në rregull. Në 100 vitet e fundit, 150 vjet, me ardhjen e shkencës dhe teknologjisë moderne, ne kemi sistemuar shumë gjëra jashtë. Madje nëse sistomojnë më, nuk do të ketë një planet të mbetur. Definitivisht kjo ka sjellë shumë lehtësi dhe rehati në jetën tonë. Në të gjitha kuptimet, ne jemi brezi më i rehatshëm që ka jetuar ndonjëherë. A jeni dakord me mua?

E di që keni një mal me ankesa se si gjërat nuk janë në rregull, por ne jemi brezi më i rehatshëm që ka jetuar ndonjëherë më parë në këtë planet, apo jo?

Por ne nuk mund të themi se ne jemi brezi më i lumtur në planet. Ne jemi brezi më i dashur në planet. A jemi brezi më i bekuar në planet. Sigurisht jo. Ne jemi duke u ankuar çmendurisht për gjithçka si kurrë më parë. Kjo është për shkak se kemi sistemuar gjërat jashtë. Komodite dhe rehatia kanë ndodhur. Mirëqenia nuk ka ndodhur. Por, a është lumturia qëllimi i jetës? Jo, lumturia është një kusht i domosdoshëm që jeta të lulëzojë në potencialin e saj të plotë; përndryshe, do të mbetet e kufizuar.

Rregulli #8. Vështro brenda vetes tënde

Ju po i kushtoni shumë vëmendje gjithçkaje rreth jush. Por cilësia e jetës suaj përcaktohet në thelb nga mënyra se si vështroni brenda vetes, apo jo? Çfarë lloj palltoje ju mbani në këtë moment, çfarë lloj makine keni parkuar jashtë, apo në çfarë lloj shtëpie jetoni nuk përcakton cilësinë e jetës tuaj. Në këtë moment, sa i gëzuar ndjehesh brenda vetes, përcakton cilësinë e jetës tënde, po apo jo?

Asgjë nuk bëni në lidhje me të. Ju mendoni se kjo do të vijë vetvetiu, dhe ju jeni duke vendosur qëllime të pamundura për lumturinë tuaj.

Rregulli #9. Mos i jep shkas sëmundjes që ajo të bëhet shkaku

Për fat të keq, në shumë mënyra, jo vetëm në mënyrën që unë thashë tani, në shumë mënyra të ndryshme, do të thosha se 70% e sëmundjeve në planet, të gjitha llojet, i kemi krijuar vetë. Edhe nëse merr një infeksion. Ka një mënyrë. Nëse e mbani veten në një farë mënyre fizikisht dhe mendërisht, virusi dhe bakteret nuk do të funksionojnë në të njëjtën mënyrë si funksion me dikë tjetër.

Nuk ka tërheqje nga kjo. 29 vitet e fundit, unë nuk kam qenë në gjendje të mos anuloj një program të vetëm për shkak se jam me temperaturë, kam marrë një të ftohtë, kam këtë, e kam atë. Nuk ka rëndësi se çfarë po ndodh. Atë çfarë keni vendosur se duhet ta bëni, gjithsesi duhet ta bëni, nuk ka sëmundje që ju ndal. Nuk mund të ktheheni mbrapsht.

Këto janë çështje moti. Pra, për çdo ndryshim të motit, nëse gjeni ngushëllim duke mbuluar veten në një batanije dhe të shtriheni, sapo ta bëni këtë, trupi juaj do të mësojë të sëmuret sa më shpesh që të jetë e mundur.

Rregulli #10. Zhvillo një sens humori

Ju e keni tashmë atë.

You must be logged in to post a comment Login