Vajza e Lasgush Poradecit nxjerr vrer ndaj politikanëve për shtëpinë muze

Vajza e poetit Lasgush Poradeci është shprehur e shqetësuar në lidhje me mungesën e një shtëpie muze, për nder të babait të saj, në qytetin liqenor.

Marie Poradeci thotë se prej vitit 1996, ekziston një vendim që shtetëzon shtëpinë e poetit Lasgush Poradeci në Pogradec, me qëllim që të bëhet muze, por që edhe pas kaq vitesh nuk është konkretizuar nga asnjë qeveri.

VKM nr 350 datë 13.05.1996, vendim për shtetëzimin e shtëpisë së Lasgush Poradecit, në Poradec, për t’u bërë muze.

Pra, ka 22 vjet që kodoshët e qytetit dhe të qeverisë së çizmeve të majta dhe të djathta, çadrave, pinokërve, etj, e fshehin këtë vendim.

 Mbase nuk i lë Lenini, mbase Stalini ose kushedi se kush. Në cilin vend ndodh kjo???!!!!

Vetëm në Saramandavilla“, ka shkruar vajza e shkrimtarit, Marie Poradeci (Gusho).

You must be logged in to post a comment Login