Sulmohet konsullata e përgjithshme e Kosovës në Francë (Foto)

Konsulli i Kosovës në Strasburg, Edon Cana ka bërë të ditur se gjatë vikendit është sulmuar konsullata e përgjithshme në Strasburg.

Cana bëri të ditur se po ashtu është vjedhur flamuri i Kosovës si dhe është shkatërruar stema e shtetit.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Gjate vikendit eshte sulmuar Konsullata Pergjithshme ne Strasbourg dhe eshte vjedhur Flamuri i Republikes dhe eshte shkaterruar Stema e Shtetit.

Simbolet e Shtetit te Kosoves i pengojn armiqeve tane!

Duke i falenderuar autoritetet Franceze per mbeshtetjen e tyre jemi te bindur se mbas forenzikes se bere sulmuesit shpejt do te gjinden”. (sic). /Telegrafi/

Konsullata para sulmit

Konsullata pas sulmit

You must be logged in to post a comment Login