Shpërthen makina e konsullatës shqiptare në Selanik

Një bombë artizanale shkaktoi djegien totale të makinës së Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Greqi. Sipas mediave greke, makina ka shpërthyer teksa ishte e parkuar para Konsullatës, në rrugën Psara në Touba, Selanik.
Ngjarja është shënuar rreth orës 02:30, ndërsa nga zjarri eshte shkaterruar automjeti.
Pas alarmit ne vend mberriten 8 zjarrfikës me 2 automjete qe shuan flaket. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

You must be logged in to post a comment Login