Rita Ora rrëfen për shpërnguljen nga Kosova, kur nëna kishte kancer të gjirit (Video)

Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, ka qenë pjesë e një prej emisioneve më të shikuara në SHBA.

Bukuroshja ka folur shumë për jetën e saj private, sidomos familjen në këtë emision.

Ajo rrëfeu në këtë emision faktin se ajo është shpërngulur në Londër në kohën kur nëna ishte diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë të kancerit të gjirit. Rita tregoi se nëna e saj e mposhti sëmundjen në fjalë.

“Kosova është një vend i vogël me dy milionë banorë në Evropën Lindore. Unë jam larguar drejt Anglisë kur kam qenë një vjeçare dhe prindërit e mi nuk flisnin anglisht atë kohë. Ata krijuan jetë të re për ne”, tregon Rita teksa përshkruan Kosovën.

Ajo cilëson nënën e saj si heroinë.

“Ajo është heroinë për mua. Ishte diagnostifikuar me kancer të gjirit, por është mirë. Ajo studioi më pas psikiatri dhe mësoi mirë gjuhën anglze”, theksoi ajo.

Rita Ora së fundmi u paraqit në mënyrë glamuroze në Grammy Awards.

Ajo do ta editojë albumin e saj të dytë në vitin 2018. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login