Nga hero në tradhtar/ Ja historia e futbollistit me origjinë shqiptare tani armik me Erdoganin

Shënuesi i golit më të shpejtë në një Kupë Bote, pati të ftuar në dasmën e tij, vetë Presidentin e Turqisë, por tani jeton në një ekzil të detyruar.

Kjo është historia e përshkruar me pak fjalë e atij, që për turqit dikur ishte një hero, ndërsa sot, të paktën për autoritetet vendase, është një tradhtar. “Gabimi” i madh i Hakan Shukur, ish-sulmuesi i kombëtares turke, por edhe i Interit në Itali ishte përfshirja në politikë. Lojtari që ka shënuar 51 gola në 112 ndeshje, sot jeton në Shtetet e Bashkuara.

Gruaja me të cilën kreu dasmën e famshme me të ftuar specialë njerëz të pushtetshëm në Turqi, nuk jeton më, ndërsa babanë e ka në burg të akuzuar dhe dënuar si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj vetë Hakan Shukur, që nëse vendos që një ditë të rikthehet në atdhe me siguri do të mbyllej të paktën për 40 vjet pas hekurave.

You must be logged in to post a comment Login