Në protestën e mbrëmshme në Shkup u dogj edhe flamuri shqiptar

Një polic që e ka siguruar selinë e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Shkup është goditur me gurë nga një pjesëmarrës në protestën e Kongresit Botëror Maqedonas (KBM) të organizuar mbrëmë në Shkup.

Te një person tjetër është gjetur koktel molotov, si edhe janë gjetur edhe flamuj të Greqisë dhe Shqipërisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën të ditur se gjatë parakalimit të protestuesve, janë hedhur gurë drejt Infoqendrës së BE-së, kur edhe është goditur polici.

Pesë shishet me molotov janë gjetur gjatë kontrolleve në parkun “Gruaja luftarake”. Me këtë rast, është arrestuar K.G (24) nga Shkupi. Policia bën të ditur se gjatë protestës, para Kuvendit të Maqedonisë është djegur flamuri i Greqisë dhe i Shqipërisë./Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login