Kryeministri i Kanadasë djali biologjik i Fidel Kastros? Reagon qeveria kanadeze

Justin Trudeau, kryeministri i Kanadasë, është përfshirë në një vorbull lajmësh të cilat shkruajnë se ai është djali biologjik i ish diktatrit kubanez, Fidel Kastro. Lajmet kanë qarkulluar menjëherë pas vetëvrasjes së djalit të Kastros, dhe thuhet se në letrën e tij ndodhej ky informacion. Spekulohej po ashtu se nëna e kryeministrit aktual, kishte udhëtuar dikur fshehurazi në Kubë.

Por së fundi, qeveria kanadeze në një komunikatë shpërndarë për mediat e mëdha botërore shkruan se Justin ka lindur 9 muaj pas martesës së babait të tij biologjik, ish-kryeministrit Pierre Trudo me Margaret Sinclair. Në atë kohë Margaret ishte 22-vjeç dhe kishte një diferencë prej 29 vjetësh me bashkëshortin.

You must be logged in to post a comment Login