Hoxhaj: Kosova nuk humb territor me Demarkacionin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se për çështjen e demarkacionit edhe brenda qeverisë së Kosovës ka dallime.

Ai tha se tashmë është dërguar në Kuvend të Kosovës edhe marrëveshja e arritur në vitin 2015, por edhe të gjeturat e komisionit të vitit 2017.

Hoxhaj tha se nuk është bindur se komisioni të ketë sjell fakte të reja, ndonëse është një pjesë e deputetëve që kanë pikëpamje të ndryshme.

Prandaj ai tha në një intervistë për televizionin publik se duhet gjetur instrumente diplomatike, ku ka mundësi të komunikimit me palën malazeze, ku mund të ofrojmë ndonjë zgjidhje, e cila zgjidhje realisht do të ishte bindëse për një pjesë të deputetëve se Kosova nuk humb territor.

Për mua shtoi ai, marrëveshja e vitit 2015 është në rregull, por deklaroi se “nëse dikush ka  shqetësime se duhet të rishikohet dhe të trajtohen gjetjet e komisionit të vitit 2017 , ne si PDK jemi për një zgjidhje të tillë”./KlanKosova

You must be logged in to post a comment Login