Gjesti fisnik i shqiptarit, gjen 6000 dollarë dhe ja kthen pronares

Një shqiptar ka marrë vëmendjen e medias australiane, për shkak të gjestit të tij fisnik. Adem Gashi teksa po udhëtonte me tren në mëngjes, ka gjetur rreth 6000 dollarë, të cilat ia ka kthyer zonjës që i kishte humbur.

Ai ka rrëfyer se zonja ishte ulur pranë tij në tren. Sapo ka zbritur shqiptari ka vënë re çantën që kishte harruar. Adem Gashi ka kontrolluar në çantën e saj për të gjetur ndonjë kontakt, por nuk ka gjetur asgjë. Më pas i është drejtuar një televizioni për të bërë njoftimin. Ai thotë se nuk donte të telefononte policisë, pasi dëshironte t’ia dorëzonte vetë paratë zonjës.

Klan Plus

You must be logged in to post a comment Login