Ermal Meta rrezikon skualifikimin nga San Remo

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro rrezikojnë skualifikimin nga Sanremo.

Kënga e tyre “Non mi avete fatto niente” duket e ngjashme me tekstin e një kënge të prezantuar në Sanremon e të rinjve në vitin 2016. Ai që i bashkon të dyja këto këngë është Andrea Febo i cili në vitin 2016 solli krijimin e kënduar nga Ambra Calvani dhe Gabriele De Pascali e që shfaqet sërish si bashkëautor në këngën e vitit 2018, shkruan gazeta italiane Repubblica.

Ky fakt, mund të bëjë që pikërisht pas natës së parë të edicionit të 68-të të Sanremos, kënga e kënduar nga Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, të rrezikojë skualifikimin.

Por nëse fakti që kemi të bëjmë me të njëjtin autor largon eviton akuzat për plagjaturë, është shpërndarja e këngës së prezantuar në vitin në Saremon e të rinjve në vitin 2016 ajo që mund t’i shkaktojë probleme Ermal Metës. Duke patur parasysh që sipas rregullave të festivalit këngët që prezantoihen aty duht të jenë të reja.

Ne linkun me poshte mund te ndiqni kengen e kenduar nga Ermal Meta dhe Andrea Febo ne Saremo 2018.

https://www.youtube.com/watch?v=R0NF8BZlH4I

 

You must be logged in to post a comment Login