Enver Hoxha ka vdekur. Enverizmi akoma…!

Nga Bojana Fatkoja

Enver Hoxha ndërroi jetë, por për fatin e keq që e ka nëmur vendin tim , “enverizmi” është mes nesh…

Jeton në genin e “trashëgimtarëve politikë” që la pas diktatori . Jeton brenda tyre të cilët e kishin idhull dhe në këto 25 vite tranzicioni u shpërndanë sa majtas e djathtas e sikundër idhulli tyre e mbajtën në diktat këtë vend duke e shkatërruar.

Jeton tek apatia dhe frika e njerëzve për të reaguar. Jeton tek “debiliteti” që ende nuk është ç’rrënjosur nga shqiptarët, të cilët vazhdojnë të qajnë e shkulin flokët në mënyrë tragji-komike për liderët që adhurojnë….

Fataliteti është përndjekës. Ka 75 vjet që komunistët apo pinjollët e tyre vazhdojnë të qeverisin këtë vend, të persekutojnë me metoda më moderne pasardhësit e të persekutuarve politikë, e të hartonin ligje që trashëgimtarët e pronarëve të mbeteshin “ish pronarë”…..

Fataliteti është i trashëgueshëm. Shqiptarët heshtin në mënyrë mazokiste e vazhdojnë durojnë…. Pse jo dhe qajnë e shkulin flokët….

You must be logged in to post a comment Login