Dobitë e ftoit për shëndetin tonë

Konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulcera e stomakut.

Të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë për t’u dobësuar si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.

Ftoi i mbushur me vitamina

Përveç të mirave të këtij fruti, të dobishme janë edhe farat e ftoit, të cilat përmbajnë vitaminë B17, e cila ka efekt antikancerogjen. Ftoi paraqet një bombë të vërtetë të vitaminave. Ai më së shumti përmban vitaminën C, por edhe provitaminë A, vitamina B1 dhe B2.

Nga mineralët më së shumti përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor. Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra. Aq sa ftoi është një frut shërues, po aq janë edhe farat e gjethet e tij.

Ftoi dhe cilësitë e tij kuruese

Ftoi përdoret i freskët apo në formë të kompostos, si reçel, si marmelatë, si dhe për t’i dhënë shije (aromë dhe qëndrueshmëri) marmelatës së mollës, dardhës dhe të frutave të tjera.

Për qëllime mjekësore përdoren bërthamat e thata, gjethet dhe fruti. Bërthamat janë në shije të bajameve të hidhura pa erë. Bërthamat e ftoit thahen në hije dhe me kujdes që të mos myken.

Duke qenë se ftonjtë kalben lehtë, duhet të mblidhen pak si të gjelbër, pak para disa ditësh së pjekjes së plotë. Të ruhen në vende të thata me ajër.

You must be logged in to post a comment Login