Dhjetë ikona të mëdha “Kosova10” për dhjetëvjetorin e pavarësisë (Foto)

Sot ka nisur shpërndarja e disa ikonave të mëdha nëpër qytete për 10 vjetorin e pavarësisë.

Ikonat #kosova10, që janë edhe hashtag zyrtar i këtij dhjetëvjetori, me rreth 8 metra gjatësi dhe rreth 1.5 metra lartësi, mësohet se do të shpërndahen në dhjetë komuna të Kosovës.

Shpërndarjen e tyre e ka konfirmuar edhe Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë.

“Po, sot kanë nisur edhe zyrtarisht aktivitetet dhe dekorimet. Edhe komunave u është kërkuar që t’i nisin dekorimet prej sot. Gjithashtu, ka nisur edhe shpërndarja e 10 ikonave me hashtagun e dhjetëvjetorit, të cilat do vendosen në gjithsej 10 komuna, shtatë prej tyre në qytetet më të mëdha dhe në tri të tjera më të vogla”, ka thënë ai për Telegrafin.

Behramaj ka treguar se sot nisin dekorimet edhe në sheshin e Prishtinës dhe ikona #kosova10 pritet të vendoset nesër në Prishtinë, pasi të përfundojë dekorimi i sheshit. /Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login