“Deti”/ Kotzias: Kemi 2 vite e gjysëm që negociojmë me Shqipërinë, marrëveshja firmoset në Prill

 
Ndërsa në Shqipëri ka një mungese të theksuar informacioni mbi negociatat që janë zhvilluar në nivel politik mes Bushatit dhe Kotzias, për të ashtuquajturat “probleme të pazgjidhura mes dy vendeve”, është sërish ministri i Jashtëm grek që furnizon me lajme.

Ai ka qene mbrëmjen e djeshme në invertvistë për televizionin grek Alpha TV, ku ka deklaruar se ka 2 vite e gjysëm që kryhen negociata Shqipëri-Greqi, dhe shpreson që të kurorëzohen me marrëveshje në muajin Prill, kur pritet të vijë kryeministri grek, Cipras në Tiranë.

“Me palën shqiptare bisedimet tona dhe negociatat zgjatën dy vjet e gjysëm. Rrjedhimisht janë pjekur kushtet dhe ishte e natyrshme që që një moment të mbërrinim në një përfundim të mirë të tyre dhe shpresoj që të arrijmë aty”, tha Kotzias.
“Duhet t’ju them se kishim probleme të hapura me dy nga tre fqinjët tanë veriorë, me Shkupin dhe me Shqipërinë. Para një muaji e mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vitesh. Dhe besoj se kjo është një gjë e mirë. Vendi nuk duhet të ketë probleme të hapura”, ka thënë shefi i diplomacisë greke.

Çështjet kryesore që greket i shtruan palës shqiptare janë:

-kufiri detar
-rishikimi i teksteve shkollore
-pronat e minoritarëve në jug të vendit

You must be logged in to post a comment Login