Zbuloni cili është tretësi më i mirë i ushqimit

PREJARDHJA: kjo bimë e ka prejardhjen nga vendet Mesdhetare po ashtu në këto vende ka qenë e njohur që nga kohërat antike dhe e përdorur si bimë shëruese si; erëz (aromë) dhe sallatë.

PËRSHKRIMI: është bimë njëvjeçare në të shumtën e rasteve e kultivuar, e cila rritet me shpejtësi deri në 50cm. Meqenëse është në të njëjtën familje me SINAP-in (SENF-in), atëherë gjethet e kësaj bime janë të pajisura me vaj të Sinap-it dhe me vitaminë C. Gjatë stinës së verës bima lulëzon me një lulesë të verdhë deri në të bardhë, prej të cilave lule formohen farat të cilat shërbejnë si erëza në kuzhinë. Gjethet e imëtuara të kësaj bime ushqimit i japin një shije të mirë dhe në të njejtën kohë pikante.

Provojini gjethet e imëtuara në gjizë, i përzieni dhe pastaj i veni një shtresë nga kjo përzierje në një thelë buke dhe shijoni aromën dhe vlerat ushqyese të kësaj bime.

VENDBANIMI: bima me lulet në formë të kryqit është e përshtatshme për t’u zhvilluar nën kushtet me diell dhe në gjysëm-hije. Bimës i duhet një tokë pjellore, jo shumë e thatë, por më tepër me tendencë të lagshtë. Bima mbillet në pranverë, në kopësht apo edhe në saksi. Duhet patur kujdes nëse bimën e mbani në kushte me lagështi të tepërt, atëherë ajo e humb aftësinë për të pasur aromën theksuar. Gjithashtu, duhet pasur kujdes që këtë bimë mos ta mbillni bashkë me lakrën, ngaqë nuk përshtaten njëra me tjetrën.

VJELJA OSE KORRJA: nga bima mund të vjelen gjethet e njoma, gjethet mund të mblidhen të vetme ose edhe e tërë bima. Nëse bima ka arritur fazën e lulëzimit atëherë duhet lejuar që të formohen farat dhe në momentin e caktuar i mbledhni farat dhe i përdorni për nevoja shëndetësore.

PËRDORIMI NË KUZHINË: gjethet e kësaj bime kanë një aromë të përzier në mes të barit të njomë, sinap-it dhe aromë arre, të cilat janë të pajisura me lloje të ndryshme të vitaminave. Gjethet e kësaj bime mund të përdoren si në sallatë, në Pizza, e cila më e njohur është Pizza rukola, përshtatet mjaft mirë me domate vaj ulliri dhe Mozarella (lloj djathi i freskët dhe i butë Italian, më e njohur është Mozarella Buffalo ose shqip Mozarellë Buallice).

EFEKTI SHËRUES: bima është e pajisur me vitaminë C. Kjo bimë ka veprim antibakterial (kundër-bakterial) dhe është rregullues i mirë i jashtëqitjes, por edhe tretës i mirë i ushqimit.

ERUCA SATIVA (lat.)
RAUKE (gjer.)
RUKOLA (kro.)
ARUGULA (shq.)

Nga biologu Shenasi Aliu

 

You must be logged in to post a comment Login