Video/ E vërteta e lidhjes së Bleonës me miliarderin Ruffini dhe surpriza në darkën me 300 të ftuar

Arrin të marrë vëmendje në gjithçka bën dhe ja del të jetë unike. Është fjala për Bleona Qeretin që këto ditë ka bërë të shkruajnë gjithë mediat dhe portalet, teksa ka postuar në rrjetet sociale një foto në krah të miliarderit të famshëm Remo Ruffini. Por ndërsa mediat aluduan për raportet e saj me bosin e markës “Moncler” në Opinion.al kemi arritur të zbulojmë diçka më shumë nga nata e ndërrimit të viteve dhe festa luksoze.


Opinion.al mëson se Bleona është mikeshë dhe ka qenë e ftuara e Ruffinit në darkën që ai mbajti natën e ndërrimit të viteve në prani të 300 të ftuarve, mes të cilëve emra të njohur të modës dhe biznesit.
Por edhe në një ambjent të tillë mes vajzash të bukura e njerëzish të pasur, Bleona arrin të ketë vëmendjen maksimale. Ajo përgatit një performacë surprizë, që me sa duket i ka lënë pa shumë fjalë të ftuarit.

You must be logged in to post a comment Login